Çfarë duhet të dini për karcinomën e fytit

Karcinoma e laringut përbën 1-2% të gjithë karcinomave, ose te 2-10 raste në 100.000 banorë. Prej këtij tipi të karcinomës meshkujt sëmuren 4-10 herë më shpesh se sa femrat. Sipas dr. Lirim Demirit, otorinolaringolog, më shpesh paraqitet pas moshës pesëdhjetë vjeçare të jetës, ndërsa faktori i rrezikut për paraqitjen e tij është pirja e duhanit. Te duhanxhinjtë rreziku për paraqitjen e këtij tipi të karcinomës është 5-25 herë më i madh. Konsumimi i pijeve alkoolike, veçanërisht nëse kombinohet me pirjen e duhanit, e rritë rrezikun për paraqitjen e kësaj sëmundje edhe deri në 40 herë. Si faktorë rreziku përmenden edhe refluksi gastro-ezofageal, iritimi me substanca kimike, azbesti etj.

Simptoma e parë, ngjirja

Tumori më shpesh paraqitet te telat e zërit dhe shenjat e para janë ndryshimi i kualitetit të zërit dhe ngjirja. Nëse ngjirja zgjat më shumë se 2 javë, rekomandohet që menjëherë të konsultoheni me mjekun për vesh, hundë dhe fyt. Simptoma tjera janë dhimbja në fyt dhe veshë, ndërsa te rastet më të avancuara mund të vërehet frymëmarrja e vështirësuar, dhimbja gjatë gëlltitjes, si dhe pështymë e përgjakur. Nëse kanceri përhapet në nyejt limfatike, paraqitet ënjtje në fyt.

Diagnoza

Diagnoza e karcinomës së laringut e vendos otorinolaringologu në bazë të më shumë procedurave diagnostike. Së pari përmes bisedës me pacientin për simptomat të cilat i ka dhe periudha kur ato paraqiten, mjeku fiton informata të rëndësishme për sëmundjen e pacientit (anamneza). Kontrolli klinik nënkupton një sërë veprimesh diagnostike, si kontroll i laringut (orofaringoskopi), kontroll i laringut dhe telave të zërit me endoskop rigid ose fleksibël (laringoskopi), palpim i qafës dhe ekzaminime radiologjike të qafës (ultra zë, tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike).

Nëse ekziston dyshimi për paraqitjen e karcinomës së laringut, te pacienti rekomandohet laringoskopi e drejtpërdrejtë me video-laringoskop ose mikroskop operativ, me anestezi të shkurtër dhe biopsi për shkak të diagnozës histopatologjike të ndryshimit. Varësisht nga rezultatet e analizës histologjike, pacienti këshillohet për trajtim të mëtejshëm.

Mjekimi kirurgjik dhe radioterapia

Në trajtimin e karcinomës së laringut ekzistojnë dy qasje terapeutike: trajtimi operativ dhe radioterapia. Kimioterapia përdoret më shpesh si plotësim i mjekimit operativ dhe mjekimit me radioterapi. Tipi dhe vëllimi i trajtimit operativ varet nga pozita dhe madhësia e karcinomës, si dhe nga përhapja e sëmundjes. Varësisht nga madhësia e tumorit dhe lokalizimi i ndërhyrjeve operative mund të jenë funksionale, kur hiqet vetëm tumori me një pjesë të telit të zërit ose gjithë telit të zërit (chordectomia). Ekzistojnë edhe laringektomi funksionale te të cilat hiqet tumori dhe një pjesë e laringut (laringektomi parciale, horizontale dhe vertikale). Nëse tumori është i madh dhe është zbuluar më vonë, nevojitet që të hiqet i gjithë laringu (laringektomi totale). Duhet theksuar se te shumica e intervenimeve kirurgjike për shkak të sigurimit të frymëmarrjes nevojitet të krijohet trakeostomë e përkohshme ose e përhershme, vrimë në fyt dhe gabzherr nëpër të cilin pacienti do të mund të marre frymë pas operacionit. Nëse ekzistojnë edhe metastaza në nyejt limfatike, nevojitet të bëhet edhe diseksion selektiv ose radikal i fytit dhe të hiqen nyejt limfatike në njërën se në të dyja anët e fytit. Pas ndërhyrjes operative vijon kontrolli onkologjik dhe vlerësimi për mjekimin e mëtejshëm (radioterapia, kimioterapia). Ndonjëherë tumori mund të jetë aq i madh se nuk lejon trajtim operativ dhe në këto raste mënyra e vetme e mjekimit është terapia me rrezatim dhe kimioterapia. 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language