MBËSHTETJA PSIKOLOGJIKE E PACIENTËVE ME KANCER

Nuk jeni vetëm në luftën kundër kancerit

Fakti që ju keni kancer, ndikon në përceptimin tuaj dhe bën që jeta juaj të ndryshojë. Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë nga aktivitetet tuaja të përditshme.

Çfarë është më e rëndësishme? Bëni gjëra të cilat ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Një numër i madh hulumtimesh kanë treguar se pas diagnostikimit të kancerit, njerëzit kuptojnë se sa pak kohë i kanë kushtuar gjërave të cilat kanë një domethënie të madhe për ta. Atëherë kur ndiheni mirë, ftoni një mik dhe dilni shëtitje, lexoni libra të cilat ju inspirojnë, etj.

Mbështetja psikologjike për pacientët me kancer

Përveç kujdesit mjekësor profesional, të cilën pacientët e marrin nga ana e specialistëve, një domethënie të madhe ka dhe mbështetja psikologjike. Qendra për onkologji dhe radioterapi, ofron mundësi për mbështetje të plotë psikologjike dhe emocionale për këtë grup pacientësh. Në momentin kur e vetmja gjë që ndjeni është frikë dhe pasiguri, mendoni gjithmonë për ndihmën tënë profesionale. Mund të bisedoni hapur rreth frikës dhe vërshtirësitë gjatë përballjes me këtë gjendje apo situatë të re në të cilën ndodheni.

Në qendrën tonë të kancerit, keni mundësi të merrni seanca psikologjike individuale nga psikiatër klinik, dhe nëse dëshironi, mundet që gjatë kohës së bisedimit, të jeni të shoqëruar nga partneri apo miku juaj. Ofrojmë mbështetje psikologjike edhe për anëtarët e familjes, të cilët përballen me probleme në lidhje me pranimin e sëmundjes. Nëse dëshironi të bisedoni me pacientë të tjerë të cilët përballen me kancerin, nëse dëshironi ta ndani përvojën tuaj si dhe të dëgjoni përvojat e të tjerëve, ekziston mundësia për formimin e seancave në grup.
Qëllimi ynë është që të jemi aleati juaj në luftën kundër kanceri, ti tregojmë botës se së bashku mund të arrijmë rrezultate të suksesshme në trajtimin e sëmundjes.

Ndihmë përmes mbështetjes profesionale 

Nëse pacienti e kancer ndjehet vazhdimisht i palumtur, ndjen averzion të fuqishëm dhe më nuk kënaqet në gjërat be njëjta në të cilat është kënaqur më parë, kjo është situatë e cila kërkon vëmendje. Te pacientët me kancer të cilët ndjehen të palumtur, janë të brengosur, pesimist, të pashpresë, të shqetësuar ose të zemëruar gjatë kohë, nevojitet mbështetje nga psikologu ose psikiatri. Reagimet e këtilla psikologjike negativisht mund të ndikojnë mbi procesin e mjekimit nëse nuk kontrollohen. Pacientët me kancer duhet të shmangen që vetë të qëndrojnë në situata të tilla. Roli i mbështetjes psikologjike, kur nevojitet, u ndihmon pacientëve të mos vijnë në gjendje të tillë. Mbështetja psikologjike mund ta përmirësojë kualitetin e jetës së pacientëve me fshirjen e frikës dhe brengosjes së tyre. Në këtë mënyrë pacientët janë më të aftë që të ballafaqohen me sëmundjen e tyre dhe më mirë të mbrohen nga çrregullimet më të mëdha psikologjike në të ardhmen.

Mendja dhe trupi janë në komunikim të vazhdueshëm. Psikologjia pozitive ndikon pozitivisht mbi trupin. Për shembull, nëse pësoni nga dhimbje koke kur jeni të pikëlluar, këtë dhimbje e ndjeni më shumë se sa kur jeni të lumtur. Të menduarit pozitivisht e mbështet sistemin imun. Por, kjo situatë nuk do të duhej të llogaritet si rast i “Nuk duhet asnjëherë të ndjehem keq; Nuk duhet të mendoj keq”. Mund të ketë momente kur secili ndjehet i pa disponuar, me ose pa shkak. Askush nuk mundet vazhdimisht të jetë shumë i lumtur, pa brenga, i gëzuar, me energji etj.

 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language